Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Uka: Fitorja 2:0 nuk na garanton asgjë

Futbollisti i Malishevës, Kreshnik Uka

Futbollisti i Malishevës, Kreshnik Uka, është i lumtur me fitoren e arritur ndaj Hibernianit. Por ai ka thënë se fitorja me rezultat 2:0, nuk u garanton asgjë.

Ai fton bashkëlojtarët të tregohen të zgjuar në ndeshjen e kthimit.

“E kemi ditur se kemi përballë një kundërshtar të fortë, një ekip që luan në një ligë të fortë siç është liga e Skocisë, ku luhet futboll agresiv. Jemi përgatitur për këtë ndeshje. Por nuk na garanton asgjë kjo fitore 2:0. Është fitore historike për ne dhe synimi tani është të kualifikohemi në raundin e tretë. Por duhet të luajmë me kujdes në ndeshjen e kthimit. Për mua është një fillim i ri, një ekip i ri dhe nga ndeshja në ndeshje po e kapi ritmin më shumë”, ka thënë Uka.

Lexo përditësimet tjera
Malisheva

Malisheva me fitore të madhe ndaj Hibernianit skocez

Malisheva ka regjistruar njërën prej fitoreve më të rëndësishme në histori. Të enjten në stadiumin “Fadil...