Malisheva e humbi 2:1 ndeshjen e parë nga Vllaznia në Shkodër javën e kaluar. Por të mërkurën mposhti Vllazninë me rezultat të thellë, 5:0.
Me fitoren e thellë në ndeshjen kthyese, Malisheva siguroi kalimin në raundin e dytë kualifikues të Ligës së Konferencës.
Ndeshja kthyese u zhvillua në Kampin Nacional të FFK-së në Hajvali.
Në fitoren e thellë shkëlqeu Kreshnik Uka me dy gola.
Golin e parë e shënoi në minutën e 34-t, kurse të dytin personal në minutën e 52-të.
Edhe
Uka filloi furishëm, premton edhe më shumë
Nga një gol shënuan Xhemal Ibishi (45+2’), Arlind Veliu (57’) dhe Krenar Dulaj (90’).
Malishevën e pret punë e vështirë në raundin e dytë kualifikues të Ligës së Konferencës. Do të përballet me skuadrën e njohur skoceze, Hibernian.
Ndërkohë, të enjten Ballkani e pret Connah’s Quay Nomads në stadiumin “Fadil Vokrri”. Ndeshja luhet nga ora 20:00. Ballkani ka barazuar pa gola javën e kaluar me skuadrën nga Uellsi, Connah’s Quay Nomads.
Malisheva shënon edhe golin e pestë
Malisheva ka realizuar edhe golin e pestë në ndeshjen ndaj Vllaznisë.
Golin për rezultatin 5:0 e shënoi Krenar Dulaj në minutën e 90-të.
S’ndalet Malisheva, shënon për 4:0
Malisheva po e shkatërron Vllazninë e Shkodrës.
Për 4:0 shënoi Arlind Veliu në minutën e 57-të. Në rezultatin e përgjithshëm Malisheva udhëheqë 5:2 ndaj skuadrës shkodrane.
Malisheva e shënon edhe golin e tretë
Malisheva po fiton bindshëm ndaj Vllaznisë së Shkodrës në Kampin Nacional të FFK-së në Hajvali.
Golin për 3:0 malishevasit e shënuan në minutën e 52-të. Kreshnik Uka ishte realizator i golit të dytë personal.
Vllaznia e kishte fituar 2:1 ndeshjen e parë të raundit të parë kualifikues të Ligës së Konferencës. Tani malishevasit kanë epërsi prej dy golash në rezultatin e përgjithshëm.
Edhe
Malisheva shpërdoron rastet, mposhtet nga Vllaznia
Malisheva i shënon dy gola në pjesën e parë
Malisheva e ka mbyllur me epërsi 2:0 pjesën e parë të ndeshjes kundër Vllaznisë së Shkodrës.
Ndeshja kthyese po luhet në Kampin Nacional të FFK-së në Hajvali.
Golin e parë e shënoi Kreshnik Uka.
Pas shumë tentimeve, Uka shënoi golin e epërsisë në minutën e 34-t.
Edhe pas golit Uka pati rast të mirë shënimi. Por nuk ia doli ta mposht për herë të dytë portierin e ekipit nga Shkodra.
Por Malisheva ia doli ta shënoj golin e dytë ndaj Vllaznisë.
Xhemal Ibishi realizoi golin për 2:0 në minutën e dytë shtesë të pjesës së parë.
Ndeshjen e parë, Malisheva e fitoi 2:1 në Shkodër.
Pas shumë tentimeve, Malisheva shënon ndaj Vllaznisë
Pas shumë tentimeve në ndeshjen kthyese të raundit të parë kualifikues të Ligës së Konferencës, Malisheva ka realizuar gol ndaj Vllaznisë së Shkodrës.
Kreshnik Uka që shpërdoroi disa mundësi shënimi, realizoi për 1:0 në minutën e 34-t.
Edhe
Malisheva siguron Evropën pas fitores ndaj Drenicës
Ndeshjen e parë, Malisheva e fitoi 2:1 në Shkodër.
Ndeshja kthyese po luhet në Kampin Nacional të FFK-së në Hajvali.