Malisheva ka shpërdoruar mundësi të mira shënimi dhe është mposhtur në ndeshjen e parë të raundit të parë kualifikues të Ligës së Konferencës.
Të enjten mbrëma në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës, Malisheva u mposht 2:1 nga Vllaznia.
Laurent Xhylani shënoi për Malishevën e udhëhequr nga trajneri Thomas Brdariq. Xhylani shënoi direkt nga këndi. Për trajnerin Brdariq ishte ndeshja e parë në krye të Malishevës, pas largimit nga Drenica.
Klinti Qato shënoi për Vllazninë në pjesën e parë për 1:1.
Mbrojtësi Andreas Skovgaard i Malishevës u përjashtua direkt me të kuq në minutën e 55-të, ndërsa Emiljano Musta një minutë më vonë, shënoi për 2:1.
Ishte goli i fitores.
Arlind Veliu 15 minuta para fundit ishte afër barazimit të rezultatit por nga vija e portës topin e largoi mbrojtësi Gledjan Pusi.
Ndeshja kthyese luhet pas një jave.