Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Transferimet: Alisson mund të largohet, Reus në MLS

Alisson

Reus afër transferimit në ligën MLS

Mesfushori Marco Reus nga edicioni i ardhshëm pritet të luaj në elitën e futbollit amerikan.

Eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano, të martën ka raportuar se skuadra e Los Angeles Galaxy është afër marrëveshjes me futbollistin gjerman.

Mësohet se kanë mbetur edhe disa detaje për tu kompletuar transferimi i Reusit te LA Galaxy.

Reus ka konfirmuar largimin nga Borussia Dortmundi pas 12 vitesh qëndrimi.

Edhe Reusi mund të përfundojë në ligën MLS Futboll Reusi mund të përfundojë në ligën MLS

34-vjeçari me Dortmundin të shtunën pësoi disfatë me rezultatin 2:0, në finalen e Ligës së Kampionëve nga Real Madridi.

Reus ka fituar dy tituj me Dortmundin, kurse ka qenë kapiten i skuadrës nga viti 2018 deri në  vitin e kaluar.


Alisson kërkohet nga skuadra të Arabisë Saudite

Mediumi anglez “Teamtalk” ka shkruar të martën se portieri i Liverpoolit, Alisson Becker, është në listën e dëshirave të disa skuadrave të Arabisë Saudite.

Klube të elitës së futbollit arab, përveç Alissonit po i kërkojnë edhe disa yje të tjerë të Premier Leagues.

Mësohet se disa nga futbollistët e synuar janë Mohamed Salah i Liverpoolit dhe Bruno Fernandes e Casemiro të Manchester Unitedit.

Braziliani Becker është pjesë e Liverpoolit nga viti 2018. Ai u transferua nga skuadra italiane Roma për 62 milionë euro.


Arsenali pret oferta për Zinchenkon

Edhe Rashford në pritje të Barçës, refuzon Arabinë Saudite Futboll Rashford në pritje të Barçës, refuzon Arabinë Saudite

Skuadra e Arsenalit do ta shqyrtojë secilën ofertë për mbrojtësin e krahut Oleksandr Zinchenko, ka shkruar të martën BBC.

Te skuadra angleze nuk dëshirojnë që t’i ofrojnë rinovimin e kontratës ukrainasit Zinchenko.

Raportohet se Bayern Muencheni së fundmi ka shprehur interesim për shërbimet e 27-vjeçarit. Zinchenko me Arsenalin ka kontratë deri në vitin 2026.

Skuadrës së drejtuar nga Mikel Arteta iu bashkua në verën e vitit 2022 nga Manchester City për 35 milionë euro.

Për Arsenalin në edicionin 2023/2024, Zinchenko ka shënuar një gol dhe ka kontribuar me dy asistime.


Roma e kërkon Hummelsin

Skuadra e Romës është duke e shqyrtuar mundësinë e transferimit të mbrojtësit të Borussia Dortmundit, Mats Hummels, ka raportuar mediumi gjerman “OneFootball” të martën.

Hummels po pëlqehet nga trajneri Daniele De Rossi i cili po e sheh gjermanin të rëndësishem për skuadrën e tij.

Edhe Lewandowski mund të transferohet në Arabinë Saudite Futboll Lewandowski mund të transferohet në Arabinë Saudite

36-vjeçari shihet si zëvendësuesi ideal i Chris Smallingut i cili mund të largohet nga Roma.

Hummels ka dhënë kontribut të madh për Dortmundin në Ligën e Kampionëve në edicionin 2023/2024. Ai me skuadrën gjermane arriti në finale, por u mposht nga Real Madridi me rezultat 2:0. Kontrata me Dortmundin i përfundon më 30 qershor.