Futboll

Trajneri i Rubin Kazanit flet për të ardhmen e Mirlind Dakut

Mirlind Daku

Trajneri i Rubin Kazanit, Rashid Rakhimov, ka folur për të ardhmen e sulmuesit Mirlind Daku. Ai ka thënë se për Dakun kanë shprehur interesim disa klube. 

E ardhmja e Dakut, sipas trajnerit Rakhimov, do të mësohet brenda një ose dy jave.

“Ka interesim nga klube të ndryshme për Dakun, por ne nuk kemi marrë ende një vendim. Do të shohim zhvillimet gjatë një ose dy javëve të ardhshme”, ka thënë Rakhimov në konferencën para ndeshjes së fundit kundër Orenburgut.

Ndeshja luhet të shtunën, ndërsa Daku mund të bëhet golashënuesi më i mirë i kampionatit elitar të Rusisë. Daku 27-vjeçar ka shënuar 14 gola. Dy gola më shumë i ka lojtari i Spartak Moskës, Manfred Ugalde.