Sulmuesi Mirlind Daku e ka mbyllur edhe një tjetër ndeshje pa shënuar gol për skuadrën e Rubin Kazanit.
Daku e mbylli ndeshjen e dhjetë, përfshirë dy me fanellën e Shqipërisë, pa shënuar gol.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoGolin e fundit, Daku e realizoi më 20 shtator ndaj Akron Togliattit.
Rubin Kazani të shtunën barazoi pa gola me skuadrën Pari NN, në kuadër të javës së 15-të të elitës së futbollit rus. 27-vjeçari Daku e kompletoi ndeshjen.
Ndërsa bashkëlojtarët e tij, Dardan Shabanhaxhaj, luajti deri në minutën e 82-të, kurse Veldin Hoxha u paraqit deri në minutën e 68-të.
Reprezentuesi i Kombëtares së Shqipërisë, Daku, në 19 ndeshjet e zhvilluara këtë edicion në të gjitha garat ka shënuar nëntë gola dhe ka bërë një asistim.
Rubin Kazani ka 20 pikë dhe renditet në pozitën e shtatë.