Futboll

Daku e mbyll një tjetër ndeshje pa shënuar gol

Mirlind Daku

Sulmuesi i Rubin Kazanit, Mirlind Daku, e ka mbyllur ndeshjen e tetë, përfshirë dy me fanellën e Shqipërisë, pa shënuar gol. 

Daku luajti deri në fund të disfatës 1:0 të Rubin Kazanin kundër Krasnodarit të dielën, në ndeshjen që i takoi javës së 13-të të Premier Leagues së Rusisë.

Sulmuesi tjetër shqiptar Dardan Shbanhaxhaj po ashtu kompletoi takimin.

Golin e fundit, sulmuesi Daku e kishte shënuar në barazimin 2:2 kundër Akron Togliattit më 20 shtator. 
Daku në ndeshjen kundër Krasnodarit kishte notën më të dobët tek ekipi i tij.

Në fushë nga minuta e 71-të për Rubin Kazanin luajti mesfushori i Kosovës, Veldin Hoxha.
Rubin Kazani ka fituar 18 pikë nga 13 ndeshje, kurse Krasnodari është në vendin e parë me 29 pikë.