Sulmuesi i Shqipërisë, Mirlind Daku, e ka mbyllur ndeshjet e tretë rresht pa shënuar gol në kampionatin elitar të futbollit në Rusi.
Daku të dielën humbi penallti në disfatën 3:0 në Kazan kundër Baltikas.
Ndeshja Rubin Kazan – Baltika i takoi xhiros së 12-të.
Daku në minutën e 52-të humbi penallti. Në fakt, gjuajtjen e sulmuesit të Shqipërisë e priti portieri i ekipit kundërshtar.
Daku dhe Dardan Shabanhaxhaj u paraqitën deri në fund të ndeshjes në sulm te Rubin Kazani, kurse Veldin Hoxha i Kosovës lëshoi fushën në minutën e 69-të.
Daku nuk shënoi gol as në ndeshjet e Shqipërisë, kundër Serbisë për kualifikimet e Kupës së Botës 2026 dhe miqësoren ndaj Jordanisë.
Rubin Kazani ka 18 pikë nga 12 ndeshje, kurse Baltika 23 pikë.