Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Tjetër klub nga Serie A shpreh interesim për Rrahmanin

Albion Rrahmani

Edhe një tjetër klub nga Serie A ka shprehur interesim për sulmuesin e Kosovës, Albion Rrahmani.

Skuadra e Cagliarit po e shqyrton mundësinë e transferimit të sulmuesit të Spartës së Pragës. Kështu kanë shkruar të hënën mediumet italiane.

Tashmë kanë filluar kontaktet e parë ndërmjet drejtuesve të Cagliarit dhe atyre të Spartës.

Drejtori sportiv i Cagliarit, Pietro Accardi, po insiston që Rrahmanin ta ketë pjesë të skuadrës për edicionin e ardhshëm.

Cagliari po përgadit një ofertë prej 8 ose 9 milionë eurosh për qendërsulmuesin kosovar.

Por mund të përfshihet edhe mundësia e huazimit për një vit, me opsionin e blerjes të kartonit.

Edhe Zyrtare, Rrahmani në Serie A Futboll Zyrtare, Rrahmani në Serie A

Nga Serie A edhe skuadra e Venezias po kërkon t’i sigurojë shërbimet e Rrahmanit.

25-vjeçari te Sparta u transferua në vitin 2024 nga Rapid Bukureshti për 5 milionë euro.