Sulmuesi i Spartës së Pragës, Albion Rrahmani, mund të bëjë hap shumë të rëndësishëm në karrierë.
Rrahmani është duke u kërkuar nga skuadra e promovuar në elitën italiane të futbollit, Venezia.
Gazetari italian, Gianluca Di Marzio, ka raportuar të martën se Rrahmani është prioritet për Venezian gjatë afatit kalimtar veror.
Drejtuesit e Venezias tashmë kanë kontaktuar me menaxherin e Rrahmanit. Gjithashtu, drejtuesit e klubit italian kanë filluar negociatat me Sparta Pragën.
Klubi ç për ta lënë të lirë sulmuesin e Kosovës është duke kërkuar 8 milionë euro.
Venezia ka shprehur interesim edhe për një tjetër futbollist të Kosovës, Mërgim Vojvodën.
Edhe
Rrahmani debuton me fitore te Venezia
Rrahmani të dielën shënoi gol për Kosovën në fitoren 3:0 ndaj Andorrës në miqësore.
25-vjeçari në edicionin 2025/26 në 49 ndeshjet e zhvilluara shënoi 16 gola dhe bëri katër asistime.