Medin Memeti të shtunën u inkuadrua në lojë në minutën e 68-të te Melbourne City, në duelin e xhiros së 29-të.
Dhe në minutën e pestë të kohës shtesë, Memeti pranoi një top në zonë, u shmang mirë nga një futbollist dhe realizoi me të majtën për rezultatin përfundimtar 5:1.
Për 17-vjeçarin e talentuar ishte goli i pestë i shënuar në elitën e futbollit të Australisë, ndërsa e ka edhe një asistim.
Memeti luan për të rinjtë e Australisë dhe vlerësohet lartë për aftësitë që posedon.