Mirlind Daku ishte vendimtar të premten mbrëma në fitoren e Rubin Kazanit.
Rubin Kazani në kuadër të xhiros së tetë të elitës së futbollit rus e mposhti skuadrën Dynamo Makhachkala në shtëpi me rezultatin 1:0.
Qendërsulmuesi Daku golin e fitores për vendësit e shënoi në minutën e 27-të nga penalltia. Ai e kompletoi ndeshjen.
Veldin Hoxha luajti deri në minutën e 71-të kurse Dardan Shabanhaxhaj deri në minutën e 84-t.
Hoxha të hënën debutoi me Përfaqësuesen e Kosovës në fitoren 2:0 ndaj Suedisë në kualifikimet për Kupën e Botës që mbahet vitin e ardhshëm.
27-vjeçari Daku në 11 ndeshjet e zhvilluara në të gjitha garat ka tetë gola dhe një asistim.
Ai ishte i ftuar nga Kombëtarja e Shqipërisë për dy ndeshjet e këtij muaji ndaj Gjibraltarit dhe ndaj Letonisë.