Futboll

Thaqi: Jemi me fat që kemi lojën e parë si mysafir

Arsim Thaqi

Trajneri i Prishtinës, Arsim Thaqi, e ka vlerësuar të fortë kundërshtarin e raundit të parë kualifikues të Ligës së Evropës. Por, ai është optimist se mund ta kalojnë raundin e parë kualifikues të garës së dytë të UEFA-s për nga rëndësia. Prishtina do të përballet me skuadrën e njohur moldave, Sheriff Tiraspol, në raundin e parë kualifikues të Ligës së Evropës. 

“Kemi të bëjmë me një kundërshtar të fortë. Jemi me fat që kemi lojën e parë si mysafir. Rezultati pozitiv në atë ndeshje do të thotë shumë, e pastaj në ndeshjen kthyese me përkrahjen e ‘Plisave’, të cilët janë lojtari ynë i 12-të ta arrijmë qëllimin tonë të cilin e kemi”, ka thënë Thaqi për faqen e klubit Prishtina.

Prishtina është fituese e Kupës së Kosovës. Prishtina kthehet në gara evropiane pas katër vjetësh. Prishtina është duke u përgatitur në Turqi për garat evropiane.