Futboll

Arsim Thaqi: Nuk patëm fat

FC Prishtina

Trajneri i Prishtinës, Arsim Thaqi, ka thënë se nuk patën fat për të shënuar më shumë gola ndaj Sheriff Tiraspolit.

Prishtina fitoi 2:1, por ishte e pamjaftueshme për të kaluar tutje pasi humbi 4:0 në ndeshjen e parë. Tash në Ligën e Konferencës do të luajë ndaj Larnes.

“Nëse lojtarët tanë përsërisin lojën e sotme, jam i sigurt që do të kalojmë tutje në Ligën e Konferencës. Në futboll ka shumë rëndësi fati. Nuk e patëm fatin as sonte as në ndeshjen e kaluar. I përgëzoj lojtarët për qasjen në ndeshje, karakterin dhe disiplinën taktike. Është shumë me rëndësi të mbajmë këtë ritëm, këtë intensitet. Si skuadër duhet të kalojmë të paktën kundërshtarin e parë në Ligën e Konferencë”, ka thënë ai.

Lexo përditësimet tjera
Prishtina

Prishtina fiton ndaj Sheriffit por eliminohet nga Liga e Evropës

Prishtina ka shënuar fitore të vlefshme, por jo të mjaftueshme për të mbetur në kualifikimet e...