Sulmuesi i krahut te Shqipëria, Arbër Hoxha, ka thënë pas humbjes nga Izraeli 1:0 të mërkurën në Tiranë, se ai dhe bashkëlojtarët e tij nuk patën fat.
Pas ndeshjes, ai deklaroi po ashtu se në sezonin tjetër mund të paraqitet te ndonjë skuadër tjetër.
Hoxha aktualisht luan te Dinamo e Zagrebit. Në këtë edicion e fitoi titullin dhe Kupën e Kroacisë me skuadrën e madhe kroate.
“Kjo ishte mënyra se si luajtëm. Kishim pesë stërvitje. Po ndihemi mirë dhe bëm ndeshje të mirë por nuk patëm fat. Krijuam raste për shënim. Besoj se në pjesën e parë u paraqitëm mirë, Izraeli nuk ishte shanse. Na dënoi në fund me një top të humbur nga ne në sulm. Tani jam i fokusuar te Shqipëria, por ndihem mirë te klubi ku jam. Nëse është kësmet të bëj lëvizje, do bëj”, theksoi Hoxha.