Teuta e Durrësit ka zgjedhur mënyrë të veçantë e shumë emocionale për të prezantuar uniformën për edicionin 2026/27.
Përmes një videoje të krijuar me Inteligjencë Artificiale, e të publikuar në rrjetet sociale, klubi e ka vendosur theksin te trashëgimia detare e Durrësit dhe tek emri madhështor që mban — ai i Mbretëreshës ilire, Teuta.
Klubi durrsak përcolli mesazh të fuqishëm te tifozët, duke e cilësuar fanellën e re si pjesë të pandashme të identitetit të qytetit.
"Sepse kur veshim këtë fanellë, nuk veshim vetëm një stemë. Veshim historinë e një qyteti.
Veshim emrin e Teutës. Veshim ngjyrat tona. Veshim Durrësin...”, ka shkruar Teuta në tekstin që e shoqëron videon.
VIDEO:
Shumë klube tashmë përdorin Intelegjencën Artificiale për prezantime të ndryshme.
Ndeshjen e parë të sezonit të ri, Teuta do ta zhvillojë kundër Partizanit në Tiranë.

-
Tri episode të rëndësishme nga karriera e hershme e Muriqit
-
E çmoi çdo mundësi, ngritja e mahnitshme e Vedat Muriqit
-
Prag-ndeshja me Sllovakinë, Muriqi e Asllani mbushin optimizëm tifozët e Kosovës
-
Zhvillim interesant, Dortmundi kthen interesimin për Asllanin
-
59-vjeçari Miura bëhet golashënuesi më i vjetër në Kupë të Japonisë