Teuta e Durrësit ka zgjedhur mënyrë të veçantë e shumë emocionale për të prezantuar uniformën për edicionin 2026/27.
Përmes një videoje të krijuar me Inteligjencë Artificiale, e të publikuar në rrjetet sociale, klubi e ka vendosur theksin te trashëgimia detare e Durrësit dhe tek emri madhështor që mban — ai i Mbretëreshës ilire, Teuta.
Klubi durrsak përcolli mesazh të fuqishëm te tifozët, duke e cilësuar fanellën e re si pjesë të pandashme të identitetit të qytetit.
"Sepse kur veshim këtë fanellë, nuk veshim vetëm një stemë. Veshim historinë e një qyteti.
Veshim emrin e Teutës. Veshim ngjyrat tona. Veshim Durrësin...”, ka shkruar Teuta në tekstin që e shoqëron videon.
Видео:
Shumë klube tashmë përdorin Intelegjencën Artificiale për prezantime të ndryshme.
Ndeshjen e parë të sezonit të ri, Teuta do ta zhvillojë kundër Partizanit në Tiranë.

-
Три важне епизоде из Мурићијеве ране каријере
-
Ценио је сваку прилику, невероватан успон Ведата Мурикија
-
Утакмица са Словачком је неизбежна, Мурићи и Аслани испуњавају навијаче Косова оптимизмом
-
Занимљив развој догађаја, Дортмунд поново интересује Аслана
-
Миура са 59 година постао најстарији стрелац на Купу Јапана