Soutenez TIME. Préservez la vérité.
Football

Teuta de Durrës présente le nouveau maillot avec le « film » dédié à la reine Teuta

Teuta e Durrsit

Skena të shkëputura nga video (KF Teuta)

Teuta e Durrësit ka zgjedhur mënyrë të veçantë e shumë emocionale për të prezantuar uniformën për edicionin 2026/27.

Përmes një videoje të krijuar me Inteligjencë Artificiale, e të publikuar në rrjetet sociale, klubi e ka vendosur theksin te trashëgimia detare e Durrësit dhe tek emri madhështor që mban  — ai i Mbretëreshës ilire, Teuta.

Klubi durrsak përcolli mesazh të fuqishëm te tifozët, duke e cilësuar fanellën e re si pjesë të pandashme të identitetit të qytetit.
"Sepse kur veshim këtë fanellë, nuk veshim vetëm një stemë. Veshim historinë e një qyteti.
Veshim emrin e Teutës. Veshim ngjyrat tona. Veshim Durrësin...”, ka shkruar Teuta në tekstin që e shoqëron videon.

VIDÉO:


Shumë klube tashmë përdorin Intelegjencën Artificiale për prezantime të ndryshme.

Ndeshjen e parë të sezonit të ri, Teuta do ta zhvillojë kundër Partizanit në Tiranë.

Fanella e re e Teutës nga marka italiane "Macron"