Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Ter Stegen stërvitet i ndarë nga grupi

Marc-Andre ter Stegen

Skuadra e Barcelonës ka filluar përgatitjet për edicionin e ardhshëm në La Liga. 

Për të dytën ditë me radhë, portieri gjerman Marc-Andre ter Stegen ka stërvitur i ndarë nga grupi. 

Barça ka njoftuar të martën se Ter Stegen qëndroi në palestër, duke bërë ushtrime veçmas nga skuadra për shkak të problemeve me shpinën. Të gjithë futbollistët e tjerë janë stërvitur normalisht. 

Ka ditë që raportohet nga mediumet spanjolle se 33-vjeçari Ter Stegen pritet të jetë vetëm portieri i tretë i Barçës për edicionin 2025/26. 

Për shumë vjet, reprezentuesi i Gjermanisë ishte portieri i parë i gjigantit katalunas. 

Edhe Ter Stegen tani e mendon largimin nga Barcelona Futboll 9 muaj më parë Ter Stegen tani e mendon largimin nga Barcelona

Joan Garcia që u transferua te Barça nga Espanyoli, mund të jetë portieri i parë i skuadrës. 

Ndërkohë polaku Wojciech Szczesny pritet të jetë portieri i dytë.