Futboll

Ten Hag nuk shqetësohet nga humbja 5:1 nga Flamengo U20

Erik ten Hag

Bayer Leverkuseni i Granit Xhakës u mposht 5:1 nga grupmosha U20 e Flamengos, në miqësoren e parë nën drejtimin e trajnerit Erik ten Hag.

Megjithatë, tekniku i ri i skuadrës së njohur gjermane nuk është shqetësuar shumë për rezultatin.

Ai ua ka vënë fajin lojtarëve pa eksperiencë që luajtën në këtë ballafaqim.

Pjesa e parë u mbyll 4:0, ndërsa e gjithë ndeshja, 5:1.

“Rezultati duket keq, por mua nuk më interesojnë rezultatet parasezonale. E dija paraprakisht se nuk do të mund të luanim me ekipin më të mirë për 90 minuta”, ka theksuar holandezi fillimisht, shkruan “Blick” të shtunën.

Te Leverkuseni luajtën shumë lojtarë të grupmoshës U19, që nuk arritën të mbroheshin mirë.

“Kemi pranuar gola të lehtë dhe kemi bërë shumë gabime teknike”, ka deklaruar mesfushori Jonas Hofmann.

Flamengo U20 e ka fituar Kupën Libertadores për të rinj dhe ka lojtarë shumë cilësorë. Leverkuseni arriti që ta marrë kontrollin e lojës pas një ore, në ndeshjen që u luajt në Brazil.

Ten Hag futi në lojë disa lojtarë të ekipit të parë, përfshirë Alejandro Grimaldon, Patrik Schickun e Granit Xhakën, për të cilin është raportuar se mund të largohet nga skuadra.

Bayer Leverkuseni u stabilizua shkruan “Blick”, derisa shënoi gol me të talentuarin Montrell Culbreath.