Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Te Turqia nuk i frikësohen duelit të mundshëm me Kosovën

Samet Akaydin

Mbrojtësi i Rizesporit, Samet Akaydin, ka besim se Turqia do të kualifikohet në Kupën e Botës 2026.

Ai ka besim se Turqia është përfaqësuese më e fortë se Rumania, Sllovakia dhe Kosova.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Turqia do ta ketë përballë Rumaninë në gjysmëfinale të plejofit kualifikues për Botëror, kurse Sllovaki – Kosovë është ndeshja tjetër gjysmëfinale.

Ndeshjet luhen më 26 mars, kurse finalja më 31 mars. Vetëm fituesi i plejofit kualifikohet në Botërorin që mbahet në SHBA, Meksikë dhe Kanada.

“Finalja jashtë shtëpisë tonë po afron, me Sllovakinë ose Kosovën. Kam besim në forcën tonë. Kushdo që do të jetë kundërshtari, ne do të shkojmë në Kupën e Botës”, ka thënë Akaydin, raporton mediumi rumun ‘Golazo”.

31-vjeçari me përvojë për Turqinë ka luajtur 17 ndeshje, ndërsa ka edhe një gol të realizuar.