Te përfaqësuesja e Sllovenisë vlerësojnë se e kanë merituar fitoren në ndeshjen ndaj Kosovës. Kosova e Sllovenia luajtën pa gola të premten mbrëma në “Fadil Vokrri”.
Në pjesën e dytë sllovenët dominuan dhe krijuan disa raste të mira shënimi.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Në pjesën e parë kemi provuar disa gjëra të reja dhe kishim besim më shumë me çdo minutë të kaluar. Në pjesën e dytë mendoj se i kemi humbur dy pikë. Nuk mund të jemi të kënaqur. Duhet të na vijë keq për rastet e humbura, por kemi tjetër ndeshje të hënën. Kjo pikë nuk mund të jetë e kënaqshme, bazuar në atë që kemi bërë në fushë dhe përpjekjet e lojtarëve. E kemi pasur kundërshtarin në kontroll si asnjë tjetër për kohë të gjatë. Por na ka munguar pak më shumë mprehtësi në zonën e rrezikshme”, ka thënë selektori i Sllovenisë, Matjazh Kek.