Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Të shtunën dy ndeshje të Superligës në Hajvali

drita

Gara në Superligën e Kosovës në futboll vazhdon të shtunën me ndeshjet e xhiros së 32-të.

Të shtunën janë dy ndeshje që luhen në Kampin Nacional të FFK-së në Hajvali.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Nga ora 14:00 në fushën me bari artificial takohen Prishtina e Re dhe Drita. Ndërkohë prej orës 16:00, por në fushën me bari natyral, takohen Prishtina e Malisheva.

Prishtina nuk luan në “Fadil Vokrri” për shkak të punimeve në fushën e këtij stadiumi.

Derisa Drita llogaritë në pikë të reja në ndeshje me Prishtinën e Re thuajse të dorëzuar, ndeshja mes Prishtinës dhe Malishevës është vendimtare për dalje në Evropë. Malisheva është e treta me 49 pikë, katër më shumë se Prishtina që renditet e katërta. Vendi i tretë dërgon në kualifikimet e Ligës së Konferencës.

Drita udhëheqë në tabelë me 60 pikë, pesë më shumë se Ballkani i vendit të dytë. Prishtina e Re është e fundit me 28 pikë, pesë më pak se Ferizaj i vendit të nëntë, përkatësisht të parafundit.

Të dielën prej orës 15:00 zhvillohen tri ndeshjet e tjera të xhiros së 32-të: Gjilani – Ferizaj, Dukagjini – Drenica, Ballkani – Llapi.

Të gjitha ndeshjet kanë ndikim direkt në renditje.