Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Talentja Rona Krasniqi shënon supergol për Suedinë U17

Rona Krasniqi

Talentja 16-vjeçare që është pjesë e Bayern Munichut II, Rona Krasniqi, ka shënuar supergol për Suedinë U17 që fitoi ndaj Irlandës së Veriut. 

Suedia U17 fitoi 3:0 në ndeshjen e tretë dhe të fundit të Grupit 1 për kualifikim në Evropianin 2026. 

Ajo i kaloi tre lojtare dhe realizoi për 1:0 në minutën e fundit të pjesës së parë. Më pas u zëvendësua dhe nuk luajti në pjesën e dytë. 

Suedia U17 e përfundoi grupin e treta me tri pikë. Gjermania dhe Danimarka kishin nga shtatë pikë. Por, gjermanet avancuan në Evropian falë goldallimit më të mirë.