Futbollisti me prejardhje nga Kosova, Christian Prenaj, e ka mbyllur me gol e asistim ndeshjen të cilën Gjermania U17 e fitoi thellë 7:0 kundër El Salvadorit.
Prenaj, që luan për Eintracht Franfurtin, u inkuadrua në pjesën e dytë ndërsa asistoi për golin e gjashtë dhe shënoi golin për 7:0.
Kjo ndeshje u zhvillua të hënën dhe i takoi fazës së grupeve të Kupës së Botës për 17-vjeçarë.
Gjermania U17 kaloi tutje si e para e Grupit G. Botërori po zhvillohet në Katar.