Skuadra zvicerane, Aarau, që bën gara në kategorinë e dytë të futbollit zviceran, ka siguruar për kohë të gjatë shërbimet e mesfushorit me tipare sulmuese, Dorian Derbaci.
19-vjeçari që vlerësohet shumë në Zvicër, do të jetë pjesë e Aaraut deri në vitin 2029.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoDrejtori sportiv i Aaraut, Elsad Zverotiq, është i lumtur me me zhvillimin e talentit shqiptar.
“Doriani është zhvilluar shumë mirë me ne”, ka deklaruar ai, shkruan “Blick” të enjten.
Derbaci debutoi për ekipin e parë të Aaraut në vitin 2024. Që nga ajo kohë, ka luajtur 42 ndeshje dhe ka shënuar tetë gola.
Vetëm pak muaj më parë, ai debutoi edhe te Zvicra U21.