Bayern Munichu rrezikon që ta humbë qendërmbrojtësin e Bayer Leverkusenit, Jonathan Tah, të cilin e kishte përcjellë për kohë të gjatë dhe ishte shumë afër që ta transferohet në verën që e lamë pas.
Mediumet spanjolle dhe “Sky”, kanë raportuar të premten se drejtori sportiv i Barcelonës, Deco, është takuar me zyrtarë të Leverkusenit të enjten, për transferimin e 28-vjeçarit.
Një gjë e tillë është realizuar pasi menaxher i qendërmbrojtësit Tah, është po i njëjti që e ka nën menaxhim trajnerin e Barcelonës, Hansi Flick.
Tah ka zhvilluar 21 paraqitje në edicionin aktual dhe e ka një gol të shënuar.