Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Sunderlandi eliminohet nga skuadra e kategorisë së tretë

Sunderland

Sunderlandi i kapitenit Granit Xhaka është eliminuar të dielën nga Kupa FA, nga skuadra e kategorisë së tretë të futbollit anglez, Port Vale.

Port Vale arriti fitore 1:0 në shtëpi dhe e ka siguruar çerekfinalen në këtë garë.

Për këtë skuadër, avancimi në çerekfinale të Kupës FA, do të jetë i pari që prej vitit 1954.

Sulmuesi nga Zelanda e Re, Ben Waine, e shënoi golin e fitores në minutën e 28-të.

Xhaka u inkuadrua vetëm në minutën e 83-të, por nuk arriti të ketë ndikim në ndryshimin e rezultatit.

Edhe Sunderlandi i Xhakës hyn në garë për kupat evropiane Futboll Sunderlandi i Xhakës hyn në garë për kupat evropiane

Port Vale rrezikon edhe qëndrimin në kategorinë e tretë të futbollit anglez.

Aktualisht është i fundit me 27 pikë pas 32 ndeshjeve.