Trajnerja me rrënjë nga Kosova, Elena Sadiku, ka arritur tjetër sukses të madh. Ajo është njëra prej tetë kandidatëve për trajner të vitit nga FIFA për futbollin e femrave.
Sadiku është 31-vjeçare, ndërsa e drejton skuadrën skoceze Celtic. Celticun e udhëhoqi drejt titullit të kampionit të Skocisë e më pas drejt fazës grupore të Ligës së Kampionëve.
Sonia Bompastor, Arthur Elias, Jonatan Giraldez, Emma Hayes, Futoshi Ikeda, Sandrine Soubeyrand dhe Gareth Taylor janë kandidatët e tjerë.
FIFA të premten publikoi nominimet për çmimet e saj, “The Best”.
Artikuj të ngjashëm
-
Kandidatja për Trajnere të Vitit në botë: Jam shqiptare, krenare që përfaqësoj Kosovën e Shqipërinë
-
Trajnerja nga Kosova fiton Kupën Evropiane
-
Pasi shkroi histori me Celticun, Sadiku merr drejtimin e kampionit suedez
-
Sadiku largohet nga Celticu, e merr drejtimin e Hackenit
-
Elena Sadiku nuk shpallet trajnerja më e mirë, çmimi për Emma Hayes