Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Suhareka fiton me dy gola të Zekës

Suhareka

Mevlan Zeka ka shkuar në kuotën e 12-të golave të realizuara në elitën e futbollit të Kosovës dhe aktualisht është sulmuesi më në formë. 

Me golat e Zekës, Suhareka të shtunën fitoi 2:1 në udhëtim te Malisheva, në ndeshjen e luajtur në stadiumin “Liman Gegaj”. 

Ballafaqimin e xhiros së 17-të, Suhareka e fitoi 2:1. 

Sulmuesi 30-vjeçar nga Gjakova shënoi për 1:0 në të mirë të mysafirëve në minutën e 21-të, me gjuajtje të saktë nga zona. 

Në minutën e 34-t, shifrat i barazoi Drilon Hazrollaj. Por, goli i sulmuesit të krahut u anulua më pas nga gjyqtari Genc Nuza, pas rishikimit të situatës në VAR. Nuza pa faull gjatë ndërtimit të aksionit dhe goli nuk ishte i vlefshëm. 

Edhe Suhareka fiton ndaj Malishevës, mbetet me gjasa për mbijetesë Futboll Suhareka fiton ndaj Malishevës, mbetet me gjasa për mbijetesë

Gjashtë minuta më vonë, Suhareka shënoi sërish. Zeka ishte në afërsi të portës dhe e shtyu topin në rrjetë me kokë për 2:0. 

Hazrollaj më pas në minutën e 73-të e ngushtoi epërsinë në 2:1, por ai dhe bashkëlojtarët e tij, nuk arritën të shënonin më e të merrnin të paktën një pikë nga kjo ndeshje. 

Në minutat shtesë, te Suhareka pas kartonit të dytë të verdhë u përjashtua Eneid Kodra. 

Për Malishevën ishte humbja e parë pas ecurisë prej tri fitoreve e një barazimi në Superligë e në Kupë. 

Suhareka ndërkohë e realizoi fitoren e tretë rresht në të gjitha garat. 

Në Kupën e Kosovës fitoi ndaj Trepçës ’89, ndërsa e mposhti edhe Llapin në Superligë. 

Malisheva mbetet në pozitën e tretë me 29 pikë, teksa Suhareka forcohet në pozitën e pestë me 25 pikë. 

Të dielën, xhiroja e 17-të mbyllet me dy ndeshje tjera. 

Gjilani luan me Dritën në derbin lokal në terrenin me bar sintetik në Gjilan, ndërsa Feronikeli 74 e pret Prishtinën në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas. 

Dukagjini të premten e fitoi ndeshjen hapëse të kësaj jave ndaj Ferizajt. 

Edhe Suhareka fiton pas gjashtë ndeshjeve Futboll Suhareka fiton pas gjashtë ndeshjeve

Golin e fitores e shënoi sulmuesi Altin Merlaku, në minutën e 83-të.


Tjetër gol në “Liman Gegaj”

Goli i Drilon Hazrollajt ka qenë i rregullt më minutën e 73-të për Malishevën në duelin ndaj Suharekës. 
Suhareka është duke fituar 2:1. 

Hazrollajt në pjesën e parë iu anulua një gol.


Malishevës i anulohet goli, Zeka shënon sërish

Goli i Drilon Hazrollajt i shënuar në minutën e 32-të, është anuluar nga gjyqtari Genc Nuza pas rishikimit të situatës në VAR. 

Dhe nuk shkoi shumë kohë kur Suhareka shënoi sërish me Zekën, në minutën e 40-të.


Suhareka në epërsi ndaj Malishevës

Suhareka ka shënuar gol në “Liman Gegaj” dhe është duke avancuar 1:0 ndaj Malishevës. 

Golin e epërsisë e ka shënuar sulmuesi më i mirë në ligë aktualisht, Mevlan Zeka. 

Edhe Suhareka shënon fitoren e parë me trajnerin Josa Futboll Suhareka shënon fitoren e parë me trajnerin Josa

Zeka në minutën e 21-të me goditje të saktë nga zona, e shënoi golin e 11-të të kampionatit aktual në Superligën e Kosovës në futboll. 

Ndeshja i takon xhiros së 17-të të elitës kosovare.