Futboll

Spalleti debuton me fitore te Juventusi, Zhegrova sërish në stol

Luciano Spalletti

Trajneri italian, Luciano Spalletti, e ka nisur me fitore aventurën te skuadra e Juventusit. 

Juve të shtunën në udhëtim fitoi 2:1 ndaj Cremoneses. Ndeshja i takoi xhiros së dhjetë të Serie A. 

Spalletti te “Zonja e Vjetër” e zëvendësoi kroatin Igor Tudor i cili u shkarkua për shkak të rezultateve negative.  

Filip Kostiq e kaloi në epërsi Juven në minutën e dytë. 

Për 2:0 realizoi Andrea Cambiaso në minutën e 68-të. 

Golin e vetëm për vendësit e realizoi Jamie Vardy në minutën e 83-të. 

Sulmuesi i Kosovës, Edon Zhegrova, mbeti sërish në bankën e rezervistëve te Juventusi. 

Për Juven ishte fitorja e dytë rresht në kampionat. 

Juventusi ka 18 pikë në pozitën e pestë. Cremonese është në mesin e tabelës me 14 pikë.