Përfaqësuesja e Sllovenisë do të ketë pesë mbrojtës në formacionin titullar në duelin ndaj Kosovës.
Në mungesë të Benjamin Sheshkos, Andrazh Sporar kthehet në formacionin titullar, njësoj si dyshja e Sturm Grazit, Tomi Horvat dhe Jon Gorenc Stankoviq.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSllovenia do të jetë nikoqire e Kosovës në stadiumin “Stozhice” në Lubjanë dhe e synon fitoren e parë në kualifikime.
Barazimi i konvenon Kosovës. Kosovës do t’i mjaftonte një pikë për ta siguruar vendin e dytë në grup, përkatësisht plejofin e Botërorit 2026.
Formacioni i Sllovenisë:
Oblak, Karniçnik, Brekalo, Bijol, Drkushiq, Janzha, Stankoviq, Horvat, Elshnik, Vipotnik, Shporar.