Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Si po i motivon përzgjedhësi Foda lojtarët e Kosovës?

Kosova

Përzgjedhësi i Kosovës në futboll, Franco Foda, ka zgjedhur një formë tjetër për t’i motivuar lojtarët për ndeshjen ndaj Sllovakisë.

Sipas Federatës së Futbollit të Kosovës, Foda u ka shfaqur lojtarëve një video të rrugëtimit të përfaqësueses. “Ne mund të shkruajmë historinë”, shkruan FFK-ja në videon e publikuar në rrjetet sociale. 

“Foda theksoi se Kosova ndodhet para një momenti shumë të rëndësishëm. Fjalët e tij ishin thirrje për bashkim e besim tek njëri-tjetri dhe se ky grup lojtarësh ka cilësinë për të arritur rezultatin historik, që do të mbetet gjatë në memorien e popullit”, shkruan tutje FFK.