Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Shqiponja dykrenore i kushtoi Selahit me karton të verdhë

Lindon Selahi

Lindon Selahi e vendosi më 15 dhjetor derbin e madh kroat mes Hajdukut të Splitit dhe Rijekës. 

Ndeshja e xhiros së 17-të, e fundit për këtë vit, kishte përfunduar 2:2, ndërsa Selahi e shnëoi golin e dytë për Rijekën dhe të fundit në ndeshje. 

Ai kishte realizuar në minutën e 46-të, ndërsa u ndëshkua me karton të verdhë. 

Të mërkurën, mediumi kroat “24sata.hr”, ka shkruar se Selahi u ndëshkua me karton të verdhë për shkak të festës me shqiponjë. 

Në pamjen e parë, futbollisti i Rijekës u pa duke festuar në stilin e “djaloshit të relaksuar”. 

Fillimisht, ajo festë e tij u mendua si provokim për tifozët e zjarrtë të Hajdukut. 

Në të njëjtën mënyrë festojnë edhe lojtarë të Premier Leagues, Bundesligës dhe La Ligas, por nuk jepet kartonë për ta. 

Edhe Festa e tij bëri bujë në Kroaci, Selahi tregon se kujt iu drejtua Futboll Festa e tij bëri bujë në Kroaci, Selahi tregon se kujt iu drejtua

Megjithatë, Rijeka të mërkurën ka postuar një video të festës së tij, nga një kënd tjetër që tregon arsyen e ndëshkimit me karton të verdhë nga gjyqtari i ndeshjes, shkruan mediumi kroat. 

“Në video dëgjohet kameramani i Rijekës duke e thirrur Selahin, i cili kthehet tek ai dhe feston në stilin e ‘djaloshit të relaksuar’. Por në të njëjtën video shihet se si Selahi e bën shqiponjën me duar, para asaj feste. Kjo mund të jetë arsyeja e ndëshkimit të tij si provokim ndaj tifozëve kundërshtarë”, shkruan “24sata.hr”. 

Rijeka dhe Hajduku udhëheqin në kampionatin kroat me nga 33 pikë, ndërsa Dinamo Zagrebi është i treti me 26 pikë, aq sa ka edhe Varazhdini.