Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Shpërthen në lot kur kupton se u ftua për Botëror

Shpërthen në lot kur kupton se u ftua për Botëror

Përzgjedhësi i Japonisë, Hajime Moriyasu, ka publikuar listën finale të 26 futbollistëve për Botëror. Japonisë për shkak të lëndimeve i mungojnë dy prej lojtarëve kryesorë, Kaoru Mitoma dhe Takumi Minamino.

Vëmendjen më të madhe e tërhoqi ftesa e 39-vjeçarit, Yutu Nagatomo. Për veteranin do të jetë Botërori i pestë.

Nagatomo nuk e ka pritur ftesën. Në fund të karrierës ai po luan për Tokyon. Por përzgjedhësi vlerësoi se i duhet përvoja e Nagatomos në fushë dhe jashtë saj. Mbrojtësi e përcolli direkt në transmetim publikimin e listës, ndërsa kur selektori e thirri emrin e tij, nuk mundi t’i kontrollojë emocionet dhe shpërtheu në lot. Kjo dëshmon se sa e rëndësishme ishte për të ftesa për Botëror.