Portieri i Manchester Unitedit, Senne Lammens, është vlerësuar transferimi më i mirë i edicionit 2025\2026 në Premier League.
Premier League të hënën ka shpallur transferimin më të mirë, ndërsa ka njoftuar se është zgjedhur Lammens, pas edicionit sensacional me Unitedin.
Për bazë u mor ndikimi që kishte lojtari në skuadrën e tij.
Lammens është nga Belgjika. Ai u transferua tek Unitedi nga Royal Antwerp në fund të afatit kalimtar, verën e kaluar.
Ka ndihmuar Manchester Unitedin të përfundojë në vendin e tretë në elitën angleze.
Transferimi më i mirë është shpallur me votat e tifozëve. Në konkurrencë ishte edhe Granit Xhaka.
Edhe
Pas “The Athletic”, Xhaka vlerësohet edhe nga “BBC”
Xhaka u shpall transferimi më i mirë i edicionit nga “The Athletic”, por jo edhe nga faqja zyrtare e Premier Leagues.
Dominic Calvert-Lewin, Rayan Cherki, Viktor Gyokeres, Joao Pedro, Antoine Semenyo dhe Adrien Truffert ishin konkurrentët e tjerë.