Një baner i madh me mbishkrimin “Kosova” është shfaqur të mërkurën para ndeshjes Milan - Cërvena Zvezda. Ndeshja e xhiros së gjashtë të Ligës së Kampionëve në mes të klubit italian dhe atij serb zhvillohet sonte nga ora 21:00. Milani ka shumë tifozë shqiptarë, ndërsa për banerin e vendosur në stadiumin ikonë të Italisë kanë reaguar mediumet serbe.
“Skandal dhe provokim: Flamuri i Kosovës i priti lojtarët e Zvezdës në San Siro para ndeshjes me Milanin”, është titulli i mediumit serb “Telegraf”.
Artikuj të ngjashëm
-
Si u turpërua Zvezda e Beogradit për flamurin anti-Kosovë
-
Larne reagon për flamurin anti-Kosovë: Veprim nga një individ që nuk është tifoz i klubit
-
Mediumet serbe qesharake, u pengon flamuri shqiptar dhe thirrjet UÇK në Bratislavë
-
Një flamur anti-Kosovë në stadiumin ku shkëlqeu Zhegrova, klubi serb me falënderim
-
Tifozë spanjollë me flamur anti-Kosovë, klubi serb i falënderon