Kapiteni i Zvicrës, Granit Xhaka, nuk do t’i bashkohet Neom SC. Klubi saudit është tërhequr nga gara për 32-vjeçarin, ka njoftuar eksperti i transferimeve, Scaha Tavolieri.
Ai ka raportuar se sheikët nuk ishin të gatshëm të paguanin më shumë se 8 milionë euro për mesfushorin e Bayer Leverkusenit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Prandaj, transferimi i Xhakës te Neom nuk do të ndodhë”, raporton sajti zviceran “4-4-2” të enjten.
Së fundi në garë për Xhakën është futur skuadra e kthyer në Premier League, Sunderland. Interesim kanë shprehur edhe Fenerbahçe, Milani, Juventusi dhe Interi.
Xhaka aktualisht është bashkë me Leverkusenin në kampin përgatitor në Rio.