Futboll

Sadriu largohet nga Ferizaj

Edon Sadriu

Sulmuesi Edon Sadriu nuk do të jetë më pjesë e skuadrës së Ferizajt. Këtë e ka bërë të ditur Sadriu të martën në rrjetin e tij social.

Sadriu ka shkruar se nuk ka arritur marrëveshje për vazhdimin e kontratës me Ferizajn. Ai ishte prej futbollistëve më të mirë te klubi ferizajas.

“Përshëndetje te gjithëve, nga sot dua te ju informoj qe nuk jam me pjese e Ferizajt për arsye të mos akordimit për vazhdimin e kontratës. Faleminderit të gjithëve për përkrahjen, vlerësimin dhe respektin që ma keni bërë”, ka shkruar Sadriu.

28-vjeçari Sadriu te Ferizaj u transferua në vitin 2022 nga Llapi.

Në edicionin 2024/25, Sadriu realizoi shtatë gola dhe bëri një asistim.