Futboll

Rregull i ri në Kupën e Botës për Klube për pozitën jashtë loje

Rregull i ri në Kupën e Botës për Klube për pozitën jashtë loje

Gjyqtarët në Kupën e Botës për Klube do të përdorin rregullin e ri me teknologjinë e pozitës jashtë loje dhe do ta ndalin lojën menjëherë nëse një lojtar është “offside” për më shumë se 10 centimetra dhe e prek topin. 

Është njëra prej rregullave më të rëndësishme që do të zbatohen në turneun me 32 skuadra në SHBA. 
Kjo iniciativë është marrë për t’i mos i vonuar ndeshjet. 

Asistentët do të pranojnë njoftimin menjëherë dhe nuk do të pritet teknologjia për t’i rishikuar pozitat dhe distancat e futbollistëve. 

Ky rregull do të hyjë në fuqi një muaj pasi sulmuesi i Nottingham Forestit, Taiëo Awoniyi, pësoi lëndim serioz në abdomen. 

Ai ishte përplasur me shtyllën e portës në barazimin ndaj Leicester Cityt në Premier League. 

Ai e ndiqte topin pavarësisht se pozita jashtë loje ishte e qartë, por nuk u sinjalizua menjëherë. 

Përveç kësaj do të zbatohen edhe disa rregulla tjera në turneun që nis të dielën. 

“Gjyqtarët do të jenë të pajisur me kamera në trup dhe do të shfaqen pamje të drejtpërdrejta para ndeshjes dhe gjatë ndërprerjeve. Portierët do të kenë kohë tetë sekonda për t’u liruar nga topi, ndërsa pamjet që i sheh gjyqtari në VAR, do t’u jepen shikuesve në stadium në kohë reale”, janë disa prej rregullave tjera, shkruan BBC të enjten.