Situatat e krijuara pas ndërprerjeve po i japin formë të re futbollit të klubeve. Por Grupi i Studimit Teknik të FIFA-s vlerëson se ndërprerjet, përkatësisht goditjet standarde, nuk ka gjasa të përcakojnë Kupën e Botës që fillon më 11 qershor, kryesisht për shkak të kohës së kufizuar që ekipet përfaqësuese kanë për t’u përgatitur.
Anëtarët e këtij grupi ekspertësh kanë diskutuar trendin në zhvillim, duke përfshirë specializimin e goditjeve të caktuara në stilin e Arsenalit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoLideri i Premier Leagues u quajt “mbret i goditjeve standarde” pasi muajin e kaluar vendosi rekord për gola të shënuar pas situatave të krijuara pas rivënieve nga këndi.
“Do të isha i interesuar të shihja se si ekipet e tjera do t’i qasen kësaj”, ka thënë Gilberto Silva, fitues i Kupës së Botës në vitin 2002 me Brazilin dhe ish-mesfushor i Arsenalit.
“E kemi parë këtë edicion, veçanërisht në Premier League me Arsenalin. Në vitet e fundit goditjet nga këndi dhe topat e gjatë nuk janë përdorur aq shumë në krahasim me kohën kur luaja unë. Në vitet e fundit loja është zhvilluar, me ekipet që ndërtojnë aksionet duke nisur nga portieri. Por nuk jam aq i sigurt që Kupa e Botës do të jetë e njëjtë, pasi nuk ke shumë kohë për të përgatitur ekipin për këta turne. Sigurisht, mund të jetë njëra prej armëve dhe ekipet do ta përdorin atë, por jo si armën kryesore”, ka shtuar braziliani.
Gilberto Silva pret ndeshje të forta dhe ekipe që kërkojnë të shfrytëzojnë tranzicionin për të thyer mbrojtjet kundërshtare.
Kupa e Botës për Klube e vitit të kaluar në SHBA, që shërbeu si provë gjenerale për turneun e madh, vuri në pah edhe ndikimin e mundshëm të temperaturave të larta.
“Në përgjithësi, Kupa e Botës për Klube tregoi një nivel shumë të ngjashëm të intensitetit në ndeshje, krahasuar me Kupën e Botës 2022, kur pamë disa nga ndeshjet kryesore”, ka thënë Tom Gardner, drejtuesi i inspektimeve të performancës në futboll.
Grupi i ekspertëve do të ofrojë analiza për të gjitha ndeshjet në Kupën e Botës. I udhëhequr nga legjenda Arsene Wenger, grupi përfshin figura të njohura si Gilberto Silva, Jurgen Klinsmann e Pablo Zabaleta. Grupi po ashtu mbështetet nga një ekip analistësh dhe specialistë të të dhënave statistikore.