Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botërori 2026

Skanim për 1248 lojtarët e Botërorit, kjo është arsyeja

Skanim

Një tjetër ndryshim i madh që do të bëhet në Kupën e Botës 2026, do të jetë rregulli i ri i pozitës jashtë loje. 

Në ditën e medias, që është e detyrueshme për secilën përfaqësuese, secili lojtar do të skanohet. Procesi do të marrë kohë nga një sekondë për secilin futbollist. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Në këtë proces do të hyjnë të gjithë 1248 lojtarët që janë pjesë e Botërorit në Kanada, Meksikë dhe SHBA. 

Skanimi i lojtarëve lidhet me teknologjinë e ofsajdit, që do të ketë ndryshime në Botërorin 2026. Në Botërorin 2022 në Katar, gjyqtarët anësorë e kanë ngritur flamurin për pozitë të dyshimtë jashtë lojës, vetëm pas përfundimit të aksionit. 

Një gjë e tillë nuk do të ndodh në këtë Kupë të Botës. 

Në momentin që ka pozitë jashtë loje, gjyqtarët anësorë do të marrin sinjal dhe loja do të ndalet menjëherë. 

Kjo është parë si pozitive pasi me vazhdimin e lojës deri në përfundim të aksionit, lojtarët kanë rrezikuar edhe lëndimet. Tani me këtë risi kjo mund të shmanget. 

Do të ketë edhe disa ndryshime tjera të rregullave, të cilat do të zbatohen për të pasur më shumë lojë efektive.