Albion Rrahmani ka asistuar në golin e vetëm të shënuar nga Sparta e Pragës të dielën, që pësoi disfatë në udhëtim nga Hradec Kralove.
Sparta u mposht 2:1, në ndeshjen që i takoi javës së tetë të elitës së futbollit çek.
Sulmuesi i Kosovës, Rrahmani, asistimin e bëri në minutën e dhjetë.
Ai luajti deri në minutën e 83-të dhe ishte prej më të mirëve te skuadra e tij. Për 25-vjeçarin Rrahmani ishte asistimi i parë këtë edicion.
Krahas një asistimi ka edhe tetë gola të shënuar në të gjitha garat. Sparta ka 19 pikë dhe renditet në pozitën e dytë.