Trajneri i Chelseat, Liam Rosenior, ishte shumë i pakënaqur kur anëtarë të stafit të Arsenalit kishin hyrë në gjysmën e fushës që u takonte “bluve” gjatë ngrohjes, para ndeshjes kthyese të gjysmëfinales së “Carabao Cup” që u zhvillua në “Emirates”.
Rosenior ka thënë se tek Arsenali kanë shfaqur mungesë respekti.
“Topçinjtë” e fituan ballafaqimin 4:2 me rezultatin e përgjithshëm dhe avancuan në finale, ndërsa Rosenior ka thënë se ai detaj ka ndikuar te lojtarët e tij.
“Atje është gjysma jua, atje është, qëndroni atje”, ka thënë Rosenior në videot e publikuara nga “Sky Sports”.
“Nuk ishin lojtarët e Arsenalit. Unë kam respekt kur gjatë ngrohjes qëndron në fushën që të takon, pasi tjetra i takon ekipit kundërshtar. Kurrë nuk kam kërkuar nga lojtarët apo trajnerët të hyjnë në territorin e kundërshtarëve”, ka thënë Rosenior të enjten, shkruan “Sky Sport”.
Ndeshja e radhës për Chelsean do të jetë në Premier League, në udhëtim te Wolverhamptoni. Ky ballafaqim luhet të shtunën nga ora 16:00.