Legjenda e futbollit anglez, Wayne Rooney, i ka kritikua dy yjet e skuadrës së Liverpoolit, Virgil van Dijkun dhe Mohamed Salahun.
Rooney mendon se Van Dijku dhe Salahu nuk po japin kontribut të madh për Liverpoolin këtë edicion.
Këto kritika të ish-sulmuesit të Manchester Unitedit, vinë kur Liverpooli është në krizë të thellë të rezultateve.
“Të kuqtë” kanë katër humbje radhazi në Premier League. Ndërsa në të gjitha garat kanë pesë humbje në gjashtë ndeshjet e fundit.
“Trajneri dhe udhëheqësit në klub duhet ta kuptojnë shumë shpejt se çfarë po ndodh. Virgil van Dijk dhe Mohamed Salah kanë nënshkruar kontrata të reja, por nuk mendoj se e kanë udhëhequr vërtet ekipin këtë sezon. Mendoj se gjuha e trupit tregon shumë, dhe mendoj se po shohim një gjuhë trupi paksa të ndryshme nga të dy. Janë dy lojtarët më të mirë në atë ekip dhe nëse gjuha e trupit të tyre nuk është e duhura, kjo ndikon te të gjithë të tjerët. Mund të gaboj për këtë, por nëse do të isha tifoz i Liverpoolit ky do të ishte shqetësim i madh për mua”, u shpreh Rooney, shkruan të hënën “BBC”.
Van Dijk është kapiten i Liverpoolit.