Futboll

Ronaldo vendos për të ardhmen, flet për Yamalin

Cristano Ronaldo

Superylli Cristano Ronaldo ka konfirmuar se planifikon të qëndrojë te skuadra arabe, Al-Nassr. Ai ka kontratë me Al-Nassr vetëm deri në fund të këtij muaji dhe më herët kishte dhënë shenja se mund të largohet.

Por, pasi udhëhoqi Portugalinë drejt triumfit në Ligën e Kombeve, 40-vjeçari bëri publik planin për të vazhduar me ekipin arab.

“Në fakt nuk do të ndryshojë asgjë. Pra Al-Nassr? Po”, ka thënë Ronaldo për gazetarët pas finales.

Ronaldo ka folur edhe për supertalentin spanjoll, 17-vjeçarin Lamine Yamal.

“Ai është vetëm 17-vjeçar. Ju lutem, lëreni të qetë. Më duhet t’u kërkoj ta lejoni të jetë i qetë. Ai do të fitojë shumë trofe kolektivë dhe individualë. Është fenomen. Ai do të ketë karrierë të gjatë dhe do ta fitojë shumë herë Ligën e Kombeve”, ka thënë Ronaldo.