Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Ronaldo synon ta udhëheqë federatën e Brazilit

Ronaldo

Legjenda e futbollit, braziliani Ronaldo synon të bëhet president i Federatës së Futbollit të Brazilit.

48-vjeçari synon ta kthejë Brazilin në majën e futbollit botëror.

Ronaldo tashmë e ka zyrtarizuar kandidaturën për president.

“Kam 100 arsye, por kryesorja është që ta kthejmë respektin për futbollin e Brazilit në botë”, ka thënë Ronaldo për “Globesporte”.

Për ta zëvendësuar Ednaldo Rodriguesin në marsin e vitit 2026, Ronaldos i duhet përkrahja nga të gjitha federatat regjionale në Brazil, që kanë shumicën e votave.

Edhe Ronaldo tërhiqet nga gara për president të Federatës së Brazilit Futboll Ronaldo tërhiqet nga gara për president të Federatës së Brazilit

Ai ka “plane të jashtëzakonshme” që dëshiron t’i prezantojë gjatë muajve të ardhshëm.

“Do të udhëtoj përreth Brazilit”, ka premtuar kampioni botëror nga viti 1994 e 2002.