Sulmuesi i Shqipërisë, Rey Manaj, ka kërkuar falje pasi humbi penalltinë në ndeshjen ndaj Serbisë.
Ndeshja përfundoi 0:0, ndërsa goditjen e Manajt nga pika e bardhë e priti portieri serb. Ai humbi penalltinë në moment të rëndësishëm, në fund të pjesës së parë.
Manaj ka shkruar të dielën, ndërsa ka thënë se dhembjen e madhe nuk mund ta përshkruajë me fjalë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo"E di sa shumë prisnin shqiptarët nga kjo ndeshje dhe e di sa rëndësi kishte ajo për gjithë ne. Më vjen thellësisht keq penalltinë që humba. Si sulmues marr përgjegjësinë para portës dhe nuk arrita të bëj atë që duhej. U kërkoj ndjesë të gjithë tifozëve shqiptarë, bashkëlojtarëve dhe stafit. Ju siguroj që kjo ndjesi nuk më lë rehat dhe do ta përdor si forcë për t'u kthyer më i fortë, më i përqendruar dhe më i vendosur", ka shkruar Manaj.