Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Konfirmohet mungesa e Rey Manajt ndaj Polonisë

Rey Manaj

Sulmuesi Rey Manaj nuk do të jetë pjesë e Shqipërisë për ndeshjen kundër Polonisë më 26 mars. 
Manaj do t’i mungojë Shqipërisë për ndeshjen gjysmëfinale të plejofit për Kupën e Botës 2026 shkaku i lëndimit. Ndeshja Poloni – Shqipëri luhet në Varshavë.

Skuadra e tij Sivasspor, ka njoftuar se bëhet fjalë për lëndim të rëndë.

“Lojtari ynë është dëmtuar në pjesën e pasme të kofshës së majtë. Si rezultat i ekzaminimit me rezonancë të kryer sot, është konstatuar një çarje e tendinit brenda muskulit të gradës 3c dhe gjakderdhje në pjesën e pasme të kofshës së majtë”, shkruan në raportin mjekësor të Sivassporit.