Futboll

Reali synon të kthehet te fitorja në La Liga

Real Madrid

Foto: Associated Press

Real Madridi për herë të parë këtë edicionin në La Liga u mposht të shtunën e kaluar, pasi i kishte fituar të gjitha gjashtë ndeshjet e para.

Reali u mposht thellë 5:2 nga Atletico në derbin e Madridit që i takoi xhiros së shtatë.

Përveçqë e pësoi humbjen e parë, Real Madridi e humbi edhe vendin e parë në tabelë. Reali të shtunën nga ora 21:00 luan ndaj Villarrealit në “Santiago Bernabeu”.

Reali është në vendin e dytë me 18 pikë. Villarreali, që ka tri fitore rresht në ligë, ka dy pikë më pak në vendin e tretë.

Të dyja skuadrat në mesjavë zhvilluan ndeshje në Ligën e Kampionëve. Reali fitoi 5:0 ndaj Kairat Almatyt, kurse Villarreali barazoi 2:2 me Juventusin.

Reali është i pamposhtur në katër ndeshjet e fundit ndaj Villarrealit.

Ndërkohë, kampionia Barcelona luan të dielën nga ora 16:15, në udhëtim te Sevilla.

Barça është lidere me 19 pikë. Sevilla e zë vendin e nëntë me dhjetë pikë.

Barcelona të mërkurën në Champions pësoi humbje 2:1 në shtëpi nga kampioni i Evropës, Paris Saint-Germanini.

Me ndeshjen Celta Vigo – Atletico Madrid, që luhet të dielën nga ora 21:00, mbyllet xhiroja e tetë.